Rajon Thaçi takim me Zaev: Kosova dhe Maqedonia nuk kanë asnjë çështje të...

Thaçi takim me Zaev: Kosova dhe Maqedonia nuk kanë asnjë çështje të hapur

107
SHPËRNDAJE

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ndodhet për një vizitë pune në Maqedoni. Ai u takua me kryeministrin Zoran Zaev dhe dy liderët mbajtën edhe një konferencë të përbashkët për mediat. Zaev deklaroi se Maqedonia mbështet dialogun mes Kosovës dhe Serbisë.

“Maqedonia përshëndet dialogun mes Kosovës dhe Serbisë. Maqedonia mbështet zgjidhjen që do të çoj përforcoj paqen dhe stabilitetin në rajon. Është e rëndësishme që liderët e rajonit të bashkohen në rrugën drejtë integrimit euro-atlantik”, deklaroi Zoran Zaev, kryeministër i Republikës së Maqedonisë.

Ndërsa presidenti i Kosovës Hashim Thaçi, theksoi rendësin e bashkëpunimit mes dy vendeve, duke theksuar edhe ndërtimin e autostradës e cila do të mundësoj qarkullimin e njerëzve dhe mallrave dhe do të ndikoj në rritjen e bashkëpunimit ekonomik.

“Kosova dhe Maqedonia nuk akne asnjë çështje të hapur, janë dy shtete mike me një bashkëpunim të shkëlqyer”, deklaroi Hashim Thaçi, i cili përshëndeti edhe arritjen e marrëveshjes mes Maqedonisë dhe Greqisë.

Ai theksoi edhe rëndësinë e arritjes së një marrëveshjeje mes Kosovës dhe Serbisë, ku u shpreh i prerë se një marrëveshje e tillë do të jetë shumë e vështirë.

12 shtator 2018 (gazeta-Shqip.com)