Kryesoret Transmetimet analoge, kërkohet shkarkimi i kreut të AMA-s

Transmetimet analoge, kërkohet shkarkimi i kreut të AMA-s

142
SHPËRNDAJE

Drejtori i Autoritetetit të Mediave Audio Vizive është vënë nën akuzë nga katër anëtarë të bordit të këtij institucioni, të cilët kërkojnë shkarkimin e tij.

Një kërkesë e tillë është bërë pas vendimit për ndalimin e sinjalit televiziv analog në 10 datën shtator.

Për këtë çështje, edhe mbledhja e sotme e bordit të AMA-s është shoqëruar me debate të ashpra.

Sipas katër anëtarëve, vendimi i marrë nga kreu i AMA-s Gentian Sala ka sjellë cenimin e së drejtës kushtetuese të qytetarëve për informim, dhe pretendojnë se nuk kanë qenë në dijeni të kësaj lëvizjeje.

Ata kanë propozuar një plan masash në mënyrë që një situatë e tillë të mos përsëritet në janar të vitit 2019.

Katër anëtarët e bordit, Sami Nezaj, Suela Musta, Agron  Gjekmarkaj dhe Zylyftar Bregu kanë kërkuar shkarkimin e drejtorit Gentian Sala, madje kanë nisur edhe mbledhjen e firmave për largimin e tij.

Ata thonë se qytetarët e Tiranës dhe Durrësit u gjetën të papërgatitur me këtë situatë, ndërsa ky vendim shkaktoi shkelje masive të së drejtës kushtetuese të qytetarëve për informim.

Ndërkohë, vetë drejtori Sala ka sqaruar se problemet me dixhitalizimin e detyruan institucionin që drejton të tërhiqet nga vendimi për fikjen e sinjalit analog.

12 shtator 2018 (gazeta-Shqip.com)