Aktualitet Vetingu, edhe KPA shkarkon Prokuroren e Apelit në Shkodër

Vetingu, edhe KPA shkarkon Prokuroren e Apelit në Shkodër

177
SHPËRNDAJE

Besa Nikëhasani, prokurore në Prokurorinë e Apelit Shkodër, tashmë mund të quhet ish-prokurore, pasi vendimi quhet i formës se prerë.

Besa Nikëhasani nuk e kaloi provën e Vettingut në KPK dhe e apeloi vendimin e saj në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit.

Por pasditen e së mërkurës, KPA ka dhënë verdiktin e saj, duke lënë në fuqi vendimin e 20 prillit duke shkarkuar kështu përfundimisht nga detyra Prokuroren e Apelit Shkodër.

Kolegji i i Posaçëm i Apelimit, do të publikojë vendimin e plotë të arsyetuar brenda 30 ditëve.

12 shtator 2018 (gazeta-Shqip.com)