Extra ShowBiz Zbulohen sekretet seksuale të grupit “Beatles”!

Zbulohen sekretet seksuale të grupit “Beatles”!

156
SHPËRNDAJE

“Takimet bëheshin në shtëpinë e John Lennon, ishim një grup miqsh. Ishim të ulur në errësirë dhe masturboheshim…”.

Paul McCartney zbulon detaje pikante nga e kaluara, në kohët e arta të grupit muzikor britanik “Beatles”.

“Inkurajoheshim për këtë gjë, duke cituar emra seks-simbolesh, si Brigitte Bardot… pastaj dikur John përmendi emrin e  Winston Churchill dhe fantazia kaloi tek të gjithë! Zbavitje pa dëm, siç i cilëson ish-“Beatles”, “të cilat nuk dëmtonin asnjë, madje as Brigitte Bardot!”.

I intervistuar nga revista GQ, pak ditë pas lançimit të albumit të tij të ri, “Stacioni i Egjiptit”, Paul McCartney tregon se si grupi, në vend që të dehej dhe të dilte dhe festonte, bënte gjëra të tilla: “Ishte një gjë e grupit. Duke e menduar mirë, është një gjë e nxitur: në atë moshë bëhen shumë gjëra dhe pastaj, duke i rikujtuar, mendon: ‘E bëra vërtet?’. Por kjo ishte vetëm argëtim i padëmshëm, askush nuk u lëndua, as Brigitte Bardot”.

Megjithatë, McCartney mohon thashethemet se ai dhe shokët e tij ishin të kënaqur edhe me orgjitë e egra në grup: “Ato nuk ishin me të vërtetë orgji, për aq sa unë e di, më tepër takime seksuale, të tipit  qiellor … në grup”.

Ai shton: “Sapo mbërritëm në Las Vegas dhe organizatori turistik na pyeti nëse duam një prostitutë. Të gjithë thanë po, unë kërkova dy dhe i mora dhe kjo ishte një përvojë e mrekullueshme. Është gjëja më e afërt me një orgji që kam pasur ndonjëherë…”.

12 shtator 2018 (gazeta-Shqip.com)