Sport Rei Manaj shënon sërish, por Albacete eliminohet

Rei Manaj shënon sërish, por Albacete eliminohet

83
SHPËRNDAJE

Vetëm tre ditë pasi u aktivizua për disa minuta në humbjen e Shqipërisë me shifrat 2-0 ndaj Skocisë, Rey Manaj ka realizuar golin e tij të dytë me fanellën e Albacetes. Sulmuesi kuqezi u aktivizua në 45 minutat e dyta në takimin ndaj Lugos i vlefshëm për Kupën e Spanjës por edhe pse gjeti rrugën e rrjetës nuk arriti të evitonte dot eliminimin e Albacetes nga Kupa e Mbretit. Manaj realizoi në minutën e 93-të golin e dytë për Albaceten që në këtë sfidë u mposht 2-3 nga Lugo.

13 shtator 2018 (gazeta-Shqip.com)