Extra Kuriozitete Restoranti që punëson vetëm gjyshet

Restoranti që punëson vetëm gjyshet

624
SHPËRNDAJE

Të gjithë e dinë sa shumë shijojnë ushqimet e përgatitura nga gjyshet. Kjo është edhe arsyeja pse restoranti Enoteca Maria në  New York ka vendosur që të punësojë vetëm gjyshet për të përgatitur në kuzhinë.

Fillimisht pronari Jody Scaravella e nisi biznesin me gjyshet vetëm nga Italia, për t’u zgjeruar tani në një restorant që ka 30 gjyshe nga e gjithë bota; Argjentina, Algjeria, Siria, Republika Dominikane, Polonia, Nigeria.

Një vend i mbushur përplot me kultura dhe ushqime të shijshme duket një mrekulli për gjithë ata që vizitojnë këtë vend tejet të veçantë. Pronari tregon se marrin telefonata përgëzimi nga e gjithë bota dhe shpesh herë në mbrëmje gjyshet duartrokiten dhe vlerësohen lart nga të pranishmit.

13 shtator 2018 (gazeta-Shqip.com)