Kryesoret Rikthehet Peza N’Fest, 2 ditë aktivitete për të gjitha moshat

Rikthehet Peza N’Fest, 2 ditë aktivitete për të gjitha moshat

239
SHPËRNDAJE
Ashtu siç është bërë traditë tashmë, për të katertin vit radhazi, Peza do të presë të shtunën dhe të dielën, më 15 dhe 16 Shtator, një sërë aktivitetesh që, jo vetëm evokojnë atë ngjarje të rëndësishme për historinë e luftës antifashiste, por edhe që do të krijojnë momente argëtimi të paharrueshme për të gjitha grupmoshat.
Bashkia e Tiranës dhe Agjencia e Parqeve dhe Rekreacionit premtojnë dy ditë të mbushura me shumë surpriza, ku nuk do të mungojë muzika, arti dhe sporti.
“Mendoni që festa e fshatit #VeraNeShesh e Ndroqit ishte SUPER? E vërtetë, por prit sa të rikthehet Festa e Pezës këtë fundjavë plot me histori, lojëra e aktivitete pafund për familjet e fëmijët! Plus është dhe fundjava e fundit para shkollës – një arsye më shumë!”, shkruan Veliaj në facebook, ndërsa fton qytetarët e Tiranës që të bëhen pjesë e kësaj feste.
“Peza N’Fest 2018” nis të shtunën pasdite me muzikë nga një sërë këngëtarësh të talentuar si: Jonisa Lako, Henri nad the Band, Semi Jaupaj etj. Më pas do të vijohet me aktivitete të tjera si: Nata e gjelbër, Kinema nën yje, piknik, histori rreth zjarrit dhe lojëra sportive. Nata do mbyllet nga muzika e luajtur nga DJ Set nga Indripendent FX.
Ndërkohë që të dielën festa do të nisë që në orët e para të ditës teksa veteranë të luftës do të kujtojnë dhe nderojnë përpjekjen e pjesmarrësve të Konferencës së pezës për bashkimin e gjithë shqiptarëve dhe luftimin e pushuesit. Banda e Qytetit, Ansambli Tirana, Cirku Kombëtar do të ofrojnë muzikë dhe shfaqje të ndryshme për të gjitha moshat. Ndërkohë që për më të vegjlit do të ketë një program të veçantë ku veç Teatrit të Kukullave, për ta do të ngrihet dhe qyteza e lojërave. Natyrisht që as këtë ditë nuk do të mungojë muzika dhe surpriza të tjera për të gjithë ata që të dielën kanë vendosur ta kalojë në Pezë.

Programi i Peza N’Fest

15 Shtator

Ora 17:00-23:00 Kinemaja veror

Ora 19:00-21:30 Koncert Live me:

-Paradox

-Jonisa Lako

– The “Djems”

– Henri and the Band

– Semi Jaupaj

– All In Band

Ora19:00- Deri ne mengjesin e dates 16: Nata e Gjelber

Ndeshje Volejbolli

Kinema nën Yje @Park

Piknik e gatim outdoor

Histori rreth zjarrit

Muzikë dhe Karaoke

Lojera të ndryshme si Volejboll, BasketBoll, Shah, Dam,Tëister etj.

Lojera sociale me të rinjtë

ORA 21:30-23:00 : DJ Set nga Indripendent FX

16 Shtator – Ora 09:00

Ora 09:00 Banda e Qytetit performancë

Ora 09:00-12:00 Qyteza e lojërave për fëmijë/ Cirku Kombëtar

Ora 09:30-10:00 Fëmijë që kërcejnë me kostume popullore në skenën kryesore

Ora 11:00-11:30 Teatri I Kukullave

Ora 11:30-12:00 Ansambli Tirana

Ora 12:00-13:30 Këngëtar nga Tirana Art Fest

13 shtator 2018 (gazeta-Shqip.com)