Aktualitet Arrestohet në Fier shoferi i dehur, policia i sekuestron 70 mijë euro

Arrestohet në Fier shoferi i dehur, policia i sekuestron 70 mijë euro

461
SHPËRNDAJE

Ndalohet nga policia se drejtonte mjetin në gjendje të dehur, i gjenden me vete 70 mijë euro. Si  pasojë policia e Fierit ka venë në pranga shtetasin  Antonio Bregu, 35 vjeç, banues në Fier, pasi në lagjen “Kastriot” Fier, është kapur nga shërbimet e policisë duke drejtuar mjetin tip  “Range Rover” në gjendje të dehur.

Gjatë kontrollit të mjetit, këtij shtetasi ju gjetën dhe iu sekuestruan në cilësinë e provës materiale 70 000 Euro të cilat dyshohet se vijnë nga veprimtari kriminale.

Materialet i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme për veprat penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale”, dhe “Drejtimi i automjetit në gjendje të dehur apo pa dëshmi”. Shtetasi Antonio Bregu ka qenë i dënuar në Itali dhe Zvicër për trafikim të lëndëve narkotike. Para 2 vjetësh ka dalë nga burgu në Zvicër.

14 shtator 2018 (gazeta-Shqip.com)