Aktualitet Arrestohet në Shkodër i akuzuari për plagosje

Arrestohet në Shkodër i akuzuari për plagosje

127
SHPËRNDAJE

Kapet dhe ndalohet autori i ngjarjes së ndodhur me datë 05 maj  2018 ku ka mbetur i plagosur me armë zjarri shtetasi Y. B.  Nga strukturat Drejtorisë të Policisë Shkodër me mbështetjen e FNSH Shkodër, falë një pune intensive hetimore dhe në baze të informacioneve të marra në rrugë operative kapet dhe ndalohet shtetasi Lulzim Hasanaj, 48 vjeç, banues në fshatin Kamicë, Malësi e Madhe.

Ndalimi i tij u bë pasi Gjykata e Shkodrës  me datë 29.05.2018, ka vendosur masën e sigurimit personal “Arrest në Burg“ për veprat penale të “Vrasjes me dashje, në tentative, kryer në bashkëpunim” si dhe “Prodhimit dhe mbajtjes pa leje të armëve dhe municioneve luftarake”,  pasi është bashkautor i plagosjes me armë zjarri i shtetasit Y. B., ngjarje kjo e ndodhur më datë 05.05.2018, në fshatin Kamicë, Malësi e Madhe. Materialet iu referuan Prokurorisë Shkodër, për veprime të mëtejshme.

14 shtator 2018 (gazeta-Shqip.com)