Sport Crystal Palace i hap sërish dyert Loftus-Cheek

Crystal Palace i hap sërish dyert Loftus-Cheek

24
SHPËRNDAJE

Nëse Ruben Loftus-Cheek do të largohej nga Chelsea në muajin janar, ai do të ishte i mirëpritur te Crystal Palace.

Kështu ka deklaruar trajneri i “Shqiponjave”, Roy Hodgson i cili i ka hapur dyert një rikthimi të mundshëm të mesfushorit të talentuar anglez.

Loftus-Cheek luajti sezonin e kaluar i huazuar te Crystal Palace, ndërkohë që gjatë merkatos së verës, ‘Blutë e Londrës’ refuzuan shumë oferta për huazimin e tij. Në nisjen e këtij sezoni hapësirat në formacionin e Sarrit kanë qënë të pakta për 22-vjeçarin, ndaj dhe një huazim në muajin janar shikohet si një opsion i mirë.

14 shtator 2018 (gazeta-Shqip.com)