Aktualitet Grabiti kioskën te “Shqiponja”, arrestohet 19-vjeçari

Grabiti kioskën te “Shqiponja”, arrestohet 19-vjeçari

90
SHPËRNDAJE

Një 19-vjeçar është vënë në prangat e policisë së Tiranës pasi akuzohet se është autor i një grabitje të ndodhur në shkurt të këtij viti.

Ngjarja ka ndodhur më 28 shkurt të 2018-ës, tek sheshi “Shqiponja”. Xhesion Kasaj, dyshohet se i maskuar nën kërcënimin e një thike i vodhi shitëses së një kioske, shtetases me inicialet E.B., xhiron ditore.

Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë në ngarkim të shtetasit të lartpërmendur për veprën penale “Vjedhje me dhunë”.

14 shtator 2018 (gazeta-Shqip.com)