Botë Një muaj nga shembja e urës në Itali, përkujtohen sot 43 viktimat

Një muaj nga shembja e urës në Itali, përkujtohen sot 43 viktimat

35
SHPËRNDAJE

Një muaj më parë, më 14 gusht në orën 11:36 u shemb ura Morandi në Itali, duke shkaktuar 43 viktima. Sot për qytetin italian është momenti i kujtesës së dhimbjes.

Në përkujtim të viktimave të tragjedisë, në vend do të mbahet një minutë heshtje. Çdo aktivitet do të ndalet, duke nisur nga taksitë, autobusët, ku trenat dhe anijet do të ndezin sirenat, ndërsa kishat do t’i bien kambanave. Ndërkohë, flamujt do të ulen në gjysmë shtizë, në shenjë përkujtimi për viktimat.

Mes viktimave të tragjedisë ishin edhe dy shqiptarë, Marjus Djerri dhe Admir Bokrina

14 shtator 2018 (gazeta-Shqip.com)