Kryesoret PD: Lojërat e fatit nuk u mbyllën, u shumëfishuan

PD: Lojërat e fatit nuk u mbyllën, u shumëfishuan

34
SHPËRNDAJE

Partia Demokratike, nëpërmjet deputetëve Jorida Tabaku dhe Enkelejd Alibeaj ka publikuar fakte që sipas tyre dëshmojnë lidhjen e qeverisë me mafian e lojërave të fatit.

Tabaku dhe Alibeaj kanë publikuar të dhëna ku pretendojnë se Edi Rama dhe Fatmir Xhafaj kanë pasur interes direkt në bllokimin prej 8 muajsh të ligjit të lojërave të fatit.

“E mbani mend sesi katër muaj më parë, PD publikoi dënimin në Itali të Agron Xhafajt, vëllait të Fatmir Xhafajt. Pjesë e bandës së Agron Xhafajt janë edhe dy bashkëpunëtorët e ngushtë të tij, vëllezërit Besnik dhe Gramoz Murataj, të dënuar për trafik droge. Ky është vendimi i gjykatës për të tre.

Bashkëpunëtorët e Agron Xhafajt, vëllezërit Murataj janë sot pronarë të dy kompanive të basteve dhe njera prej tyre është ndër më të njohurat dhe shfaqet me disa emra. Për këtë dy të dënuar duhet të kishte vepruar ligji Antimafia për të verifikuar burimin e pasurisë së tyre.

Deri tani ligji nuk ka vepruar sepse anëtarët e bandës së Agron Xhafaj është vetë, fasada që fsheh pronësinë reale të Agron Xhafajt mbi këtë kompani: Ekoped, bastelive etj. nën pronësinë e Agron Xhafajt dhe me mbështetjen politike të Fatmir Xhafajt, për 5 vjet ka shumëfishuar aktivitetin në tregun e bixhozit”, deklaroi Alibeaj.

14 shtator 2018 (gazeta-Shqip.com)