Politikë Përfundimi i mandatit, Lu përshëndetet me Bashën: Mik i Shqipërisë

Përfundimi i mandatit, Lu përshëndetet me Bashën: Mik i Shqipërisë

118
SHPËRNDAJE

Ambasadori i SHBA, Donald Lu ka zhvilluar një takim përshëndetës me kryetarin e PD, Lulzim Basha, para largimit të tij në Shqipëria.

Mësohet se Lu ishte në selinë demokratike, ku u takua me kryedemokratin Basha.

Pas takimit, përmes një postimi në Twitter, Basha ka theksuar se PD është krenare për miqësinë dhe bashkëpunimin me SHBA, ndërsa e cilësoi atë partnerin strategjik të Shqipërisë dhe kombit shqiptar.

“Takim lamtumire me ambasadorin Donald Lu dhe mirëseardhje me zv. Ambasadoren Leyla Moses-Ones. PD krenare për miqësinë dhe bashkëpunimin me SHBA, partnerin strategjik të Shqipërisë dhe kombit shqiptar”, shkruan Basha në Twitter.

Në ditët e fundit, Donald Lu ka zhvilluar takimet e lamtumirës me krerët e shtetit shqiptar.

14 shtator 2018 (gazeta-Shqip.com)