Aktualitet Plagoset 38-vjeçari në Vlorë, policia: Rrethanat janë të paqarta

Plagoset 38-vjeçari në Vlorë, policia: Rrethanat janë të paqarta

304
SHPËRNDAJE

Një plagosje me armë zjarri ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të  sotëm në Vlorë. Sipas policisë  rreth orës 02:32, në lagjen nr.1, në rrethana ende të paqarta është plagosur me armë zjarri shtetasi A.L., vjeç 38, banues në Vlorë.

Personi në fjalë është dërguar me shpejtësi në spital dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve. Gjendja e tij shëndetësore nuk bëhet e ditur nga ana e policisë. Ndërkohë, grupi hetimor shkoi në vendin e ngjarjes me shpresën se do të mund të gjejë prova që do të shërbejnë për zbardhjen e krimit.

Nuk raportohet nëse janë marrë persona në pyetje në cilësinë e dëshmitarëve okularë, por po shikohet nëse në vendin krimit ka patur kamera sigurie që do të mund të identifikonin autorin e plagosjes apo sqarimin e rrethanave. Të afërm të 38-vjeçarit janë pyetur në lidhje me motivet e plagosjes por deri më tani nuk është hedhur dritë mbi plagosjen e ndodhur.

14 shtator 2018 (gazeta-Shqip.com)