Kryesoret Rama: Celularët do hiqen edhe në institucionet e shtetit

Rama: Celularët do hiqen edhe në institucionet e shtetit

235
SHPËRNDAJE

Kryeministri Edi Rama bëri me dije gjatë takimit me mësues se celularët do hiqen jo vetëm nga shkollat, por edhe nga institucionet e shtetit.

Ai njoftoi se po përgatitet vendimi për heqjen e celularëve edhe nga institucionet e shtetit, të cilat tha ai, janë bërë si klube interneti për të gjithë

“Jo celular në shkollë as për nxënësit dhe as për mësuesit. Ata do t’i dorëzojnë në fillim të mësimit dhe i marrin në fund. Në muajin e parë do jetë muaj edukimi, në muajin e dytë celularët që përdoren jashtë rregullit në shkollë, hidhen në plehra, nuk i kthehen më atij që i ka, pasi janë ndotës të rrezikshëm të mjedisit arsimor”, theksoi Rama.

14 shtator 2018 (gazeta-Shqip.com)