Sociale Rama: Mësuesit ishin kthyer në “mish për top”, sot ndihen të sigurt

Rama: Mësuesit ishin kthyer në “mish për top”, sot ndihen të sigurt

99
SHPËRNDAJE

Në prag të nisjes së viti të ri shkollor, kryeministri Edi Rama zhvilloi një takim me mësuesit e punësuar nga portali “Mësues për Shqipërinë”. Rama theksoi se mësuesit dikur trembeshin për vendin e punës, ndërsa sot situata është komplet ndryshe.

Kryeministri u shpreh se “mësuesit ishin kthyer në mish për top”.

“Këtu doli një mësuese që e mbaj mend nga koha kur isha kryetar bashkie i Tiranës, nuk ka lënë gjë pa bërë që unë të mos fitoja zgjedhjet. Por çfarë rëndësie ka kjo, e ka bërë si qytetare e Tiranës që nuk ka dashur të më shikojë me sy, ndërkohë që është një mësuese, që nxënësve u jep atë që duhet dhe detyrën e saj si mësuese e kryen më së miri.

Si ka mundësi që të mund të biem në kurthin e hakmarrjes sikur ramë në çerekshekulli. Mësuesit nuk ndiheshin të sigurt për vendin e punës. Jam krenar që këtu përpara meje foli një nxënëse ekselence nga Shkodra. Reforma ka filluar të funksionojë.

300 nxënësit e ekselencës që do të studiojnë për mësues ne do u paguajmë të gjitha shpenzimet për tarifat e universitetit. Mësuesit janë drita e syrit tonë nga figurantët e politikës”, deklaroi Rama.

14 shtator 2018 (gazeta-Shqip.com)