Extra ShowBiz “Top Awards”, Tayna me tre këngë në “Top 5”, suksesi vazhdon të...

“Top Awards”, Tayna me tre këngë në “Top 5”, suksesi vazhdon të rritet

98
SHPËRNDAJE

Tayna vazhdon të na surprizojë me suksesin e saj. Pavarësisht se është një talent i ri në tregun muzikor shqiptar, Tayna ka rrëmbyer menjëherë zemrat e publikut shqiptar, i cili vazhdon ta mbështesë reperen.

“Columbiana” është padiskutim një ndër hitet e kësaj vere. Bashkëpunimi i Tayna dhe Don Phenom është rikthyer sërish në krye të “The Top List” pas tre javësh mungesë, duke treguar qartë që fansat e dyshes nuk reshtin së votuari këtë hit muzikor.

Nga ana tjetër, Tayna vazhdon t’ja dalë edhe me projektet “solo”. “Shqipe” është kënga e reperes, e cila ka 10 javë që është bërë pjesë e klasifikimit të 100 këngëve më të bukura të muzikës moderne shqiptare. E renditur në zonën e nxehtë të Top Listës, për këtë javë ky projekt muzikor pozicionohet në vendin e 4-t, një pozicion ky tepër i rëndësishëm në listë.

Edhe pse ka vetëm tre javë që është publikuar, “Fake” e Tayna është shndërruar në një prej pesë këngëve më të dëgjuara dhe votuara të “The Top List”. Falë këtij projekti muzikor, Tayna është artistja me tre këngë në “Top 5”, duke treguar qartë që suksesi i këngëtares sa vjen dhe rritet.

Kjo verë ka qenë tepër e ngarkuar për reperen shqiptare me koncerte si brenda dhe jashtë Shqipërisë. Pavarësisht këtij fakti, ajo nuk u ndal së prodhuari muzikë për të gjithë fansat e saj besnikë. Pas një sezoni të ngarkuar, Tayna ka bërë më dije përmes rrjeteve sociale se momentalisht po shijon disa ditë pushime.

14 shtator 2018 (gazeta-Shqip.com)