Aktualitet E qëlloi me thikë babai i të dashurës, vdes 38-vjeçari

E qëlloi me thikë babai i të dashurës, vdes 38-vjeçari

929
SHPËRNDAJE

U qëllua me thikë gjatë një sherri në ambientet e një lokali te Unaza e Re në Tiranë, ndërron jetë në Spitalin e Traumës sot 38-vjeçari.

Olsi Lelo, mbeti i plagosur rëndë një ditë më parë në zonën e ‘Astir’-it pasi u godit me thikë nga babai i të dashurës, Rezmi Çaushaj, 51-vjeç.

38-vjeçari u transportua me urgjencë në spitalin e Traumës, por 24 orë pas ngjarjes, për shkak të plagëve të marra në organet jetësore, ndërroi jetë mesditën e sotme.

20 shtator 2018 (gazeta-Shqip.com)