Extra Kuriozitete E rrallë, presidenti i Chelsea-t u shpërndan patatina tifozëve

E rrallë, presidenti i Chelsea-t u shpërndan patatina tifozëve

302
SHPËRNDAJE

Një skenë që nuk shihet çdo ditë, një president u dhuron patatina dhe ujë tifozëve që kanë udhëtuar për mijëra kilometra për të ndjekur skuadrën e zemrës në transfertë. Ndodhi në Selanik, në tribunat e stadiumit “Toumba”.

Bruce Buck, president i Chelsea-t, është fotografuar duke u shpërndarë patatina dhe pije freskuese tifozëve londinezë, që kishin sakrifikuar për të mbështetur ekipin e Maurizio Sarrit.

Dhe, në fakt, sakrifica ia ka vlejtur, sepse Chelsea mori tri pikët e para në fazën e grupeve të Europa League.

20 shtator 2018 (gazeta-Shqip.com)