Extra Kuriozitete Ja pse tenisi konsiderohet një sport i pasur

Ja pse tenisi konsiderohet një sport i pasur

190
SHPËRNDAJE

Ka shumë arsye përse tenisi konsiderohet një sport i pasur dhe ne do t’ua listojmë disa prej tyre. Mjafton t’i hedhësh një sy klasifikimit të përgjithshëm Botëror për të kuptuar më mirë se çfarë sporti është tenisi. Në vendet e para mbizotorjnë tenistë që vinë nga vende të pasura, madje edhe tenistë që vinë nga vende të vogla kanë emigruar në një vend të pasur për të zhvilluar karrierën e tyre,  si për shembull Milos Raonic është me origjinë nga Mali i Zi por që 4-vjeç ka emigruar drejt Kanadasë dhe e ka nisur atje karrierën. Pse Shqipëria nuk ka asnjë tenist profesionist? Është shumë e thjeshtë për ta shpjeguar këtë gjë dhe gjithçka nis nga infrakstrukura dhe terrent sportive që ofron vendi jonë për zhvillimin e këtij sporti.

Ndryshe nga sportet e tjera si futbolli, basketbolli e volejbolli, tenisi është sporti i vetëm që ka klube private në të cilat mund të gjesh baza shumë të këndshme, si fusha në kushtet ideale për zhvillimin e kësaj loje, restorante, bare, pishina, sauna e xhakuzi. Mundësitë financiare për të blerë një raketë tenisi e cila kushton nga 10 deri në 200 dollarë por edhe topa tenisi që kushtojnë nga 2 deri në 4 dollarë i kanë të gjithë, por për ta aplikuar këtë sport sidomos në vendet si Shqipëria është e vështirë, pasi mungojnë terrenet stërvitore pa pagesë. Për të luajtur tenis qoftë edhe për t’ u stërvitur duhet të regjistrohesh në një klub privat sepse jo të gjitha shtetet të ofrojnë mundësinë e një parku ku ka fusha të mjaftueshme tenisi për t’u stërvitur pa pagesë.

Tenisi është një sport shumë i bukur të cilin të gjithë do të kishin dëshirë ta aplikonin qoftë edhe për tu argëtuar por nëse nuk ta mban xhepi është e pamundur ta bësh një gjë të tillë. Tenisi konsiderohet edhe si sporti që mund të të hapë dyert e jetës në biznes por edhe në fusha të tjera, kjo për vetë faktin se duke luajtur këtë lloj sporti do njohësh njerëz me pushtet. Të jesh një tenist i madh duhet të vish nga një familje e pasur. Sot disa prej emrave më të mëdhenj të tenisit botëror si Roger Federer, Rafael Nadal, Novak Djokovic prejardhjen e tyre e kanë nga familje në gjëndje shumë të mirë ekonomike, një tregues mëse i qartë ky se pa të ardhura në tenis është e vështirë të ecësh përpara.

20 shtator 2018 (gazeta-Shqip.com)