Kryesoret Kryemadhi: Do ta shkarkoja Metën nëse do të kisha 92 deputetë

Kryemadhi: Do ta shkarkoja Metën nëse do të kisha 92 deputetë

502
SHPËRNDAJE

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi, deklaroi në emisionin “Open” me gazetaren Eni Vasili se po të kishte 92 deputetë do ta shkarkonte Ilir Metën nga posti i Presidentit të Republikës.

Sipas Kryemadhit, është pikërisht Meta fajtori për gjendjen që po kalon vendi.“Po të kisha 92 deputetë do të shkarkoja Presidentin me motivacionin e dhënies së fuqisë së kokës së krimit, Edi Rama”, tha Kryemadhi.

Ajo bëri me dije se në Llakatund të Vlorës është gjetur një trup pa kokë, por policia nuk ka nxjerrë asnjë njoftim për këtë ngjarje.

“Dje në Llakatund është gjetur një trup i fshehur me kokë të prerë. Nuk ka asnjë njoftim nga policia për këtë rast. Policia njofton vetëm kur arrestohen njerëz që nuk paguajnë dot 10 mijë lekë energji elektrike, ose për tufa majdanozi”, u shpreh Kryemadhi.

 

20 shtator (gazeta-Shqip.com)