Botë SHBA, gruaja vret 3 persona e plagos dy të tjerë

SHBA, gruaja vret 3 persona e plagos dy të tjerë

272
SHPËRNDAJE

Tre viktima dhe dy të plagosur është bilanci i një sulmi me armë të ndodhur sot në Maryland të Amerikës. Policia raporton se ngjarja e rëndë ka ndodhur në një qendër ku shpërndahen dhe përpunohen artikuj farmaceutikë, në Maryland të Amerikës.

Paraprakisht dyshohet se atentatori është një grua, e cila ka mbetur e plagosur. Gjendja e saj është e rëndë, por policia nuk jep detaje se kush e plagosi.

Në ambientin e sulmit punojnë rreth 1000 punonjës. Ende është herët për të thënë nëse është një sulm terrorist, ndërkohë që edhe autori nuk është identifikuar Policia kërkon që qytetarit të rrinë brenda në shtëpi pasi autori është ende i lirë.

Në vendin e ngjarjes ka shkuar dhe FBI por ende nuk është e qartë se çfarë po ndodh. Situata është vlerësuar si tepër e rëndë.

20 shtator 2018 (gazeta-Shqip.com)