Botë Trump sulmon ashpër Sessions: Nuk kam prokuror të përgjithshëm

Trump sulmon ashpër Sessions: Nuk kam prokuror të përgjithshëm

126
SHPËRNDAJE

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump tha se nuk ka prokuror të përgjithshëm, duke bërë kështu sulmin më të ashpër kundër prokurorit Jeff Sessions.

“Unë nuk kam një prokuror të përgjithshëm; është shumë e trishtueshme”, tha Trump gjatë intervistës.

Në një intervistë për “Hill.TV”, Trump kritikoi vendimin e Sessions për të mos marrë pjesë në hetimet e ndërhyrjes së dyshuar të Rusisë në zgjedhjet presidenciale në SHBA, më 2016. Ai po ashtu tha se nuk është i kënaqur me përgjigjen e Sessions ndaj emigrimit.

Është e pazakontë që një president të sulmojë prokurorin e përgjithshëm, ndërkohë që kritikët e akuzojnë Trumpin për përpjekje për të ndërhyrë në sistemin ligjor. Sessions ka qenë një mbështetës i hershëm i fushatës presidenciale të Trumpit.

Trump këmbëngul se nuk ka pasur asnjë lloj marrëveshjeje të fshehtë midis fushatës së tij dhe qeverisë ruse dhe mohon se është përpjekur të pengojë drejtësinë.

20 shtator 2018 (gazeta-Shqip.com)