Politikë ‘Vettingu’ në politikë, Xhafaj: Propozimi i PD-së, qesharak

‘Vettingu’ në politikë, Xhafaj: Propozimi i PD-së, qesharak

104
SHPËRNDAJE

Ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj, në fjalën e tij në Kuvend ka komentuar propozimin e Partisë Demokratike për një Vetting në politikë.

Xhafaj tha se ky propozim është një ide qesharake e PD dhe se nuk ka asnjë vend në botë që politika të bëjë Vetting për vetë politikanët.

“Partia Demokratike nxjerr kokën dhe hedh baltë. Këta persona shpifin se familjarët  e mi janë të lidhur me lojërat e fatit, deklaroj me përgjegjësi ligjore dhe politike. Kjo është paaftësi për një opozitë për të luajtur rolin e një opozite dinamike. Të angazhohen seriozisht kompetencat, të hetohen mbi këto deklarime.

Çdo kush mund të shpif si të dojë e për kë të dojë, e të shantazhojë ministrin apo kryeministrin  e vendit. Kjo duhet të marrë fund. Vettingu në politikë është ide qesharake e Partisë Demokratike. Drejtësia dhe pastrimi i saj të bëhet nga themelimi i institucioneve ligjore. Nuk ka vend në botë që politika të pastrojë politikën dhe të bëjë Vetting. Për përfshirjen e familjarëve të mi në biznesin e lojërave të fatit, ky është një mashtrim. Prokuroria të angazhohet për hetimin e deklarimeve të PD”, deklaroi Xhafaj.

http://gazeta-shqip.com/lajme/wp-content/uploads/2019/02/imgad.gif

20 shtator 2018 (gazeta-Shqip.com)