Politikë E akuzuan për lidhje me grupin “Bajra”, Bushati: Gjuhë të përdala

E akuzuan për lidhje me grupin “Bajra”, Bushati: Gjuhë të përdala

345
SHPËRNDAJE

Ministri i Jashtëm Ditmir Bushati reagon ndaj akuzave të opozitës se ka lidhje me grupin kriminal të “Bajra” të shkatërruar pas një hetimi 6 mujor. Më herët deputeti i Partisë Demokratike, Edi Paloka aludoi se gjatë përgjimeve të grupit të strukturuar kriminal mund të ishte përmendur edhe emri i Bushatit.

“Një pyetje kam për ata që paskan përgjuar; a ju ka dalë në ndonjë përgjim Ditmir Bushati, apo dhe atë e keni fshehur si keni bërë me përgjimet e tjera…?”, shkroi Paloka në rrjetet sociale. Ministri i Jashtëm nuk humbi kohë që t’i kundërpërgjigjet deputetit të opozitës po nëpërmjet rrjeteve sociale.

“Sot është një ditë e mirë për Shkodrën falë vendosmërisë sonë në luftën me krimin. Gjuhët e përdala të atyre që krimin e duan për politikë dhe politikën e bëjnë për të kriminalizuar kundërshtarin, konfirmojnë suksesin e sotëm. E gjithë vëmendja shkodranëve”, shkruan Bushati.

22 shtator 2018 (gazeta-Shqip.com)