Aktualitet Grabitet dhe dhunohet çifti në Bulqizë, 8 të shoqëruar

Grabitet dhe dhunohet çifti në Bulqizë, 8 të shoqëruar

197
SHPËRNDAJE

Një grabitje me dhunë dhe armë ka ndodhur mëngjesin e kësaj të shtune në banesën e shtetasit Ahmet Mira, 50 vjeç në Bulqizë. Sipas policisë i dëmtuari ishte duke hyrë në banesë së bashku me gruan e tij, shtetasen B.Mira, 37 vjeçe dhe në momentin që çifti ka qenë duke parkuar automjetin, tip “Benz”, tre persona të maskuar i janë afruar dhe nën kërcënimin e armës janë futur në banesë.

Grabitësit kanë kontrolluar të gjithë ambientin e shtëpisë me shpresën se do të mund të gjenin sasi të konsiderueshme parash. Policia raporton se autorët e krimit kanë marrë disa sende me vlerë dhe më pas janë larguar me automjetin e pronarit të banesës. Menjëherë pas kësaj, 50-vjeçari ka njoftuar policinë dhe kjo e fundit shkoi në vendin e ngjarjes për të mbledhur prova materiale që do të çonin në identifikimin e grabitësve.

Deri më tani janë arrestuar 8 persona dhe një tjetër është shpallur në kërkim si të dyshuar për grabitje apo si persona që kanë dijeni për krimin. Pronari i banesës dhe gruaja e tij janë marrë në pyetje rreth asaj që ka ngjarë dhe në bazë të dëshmisë janë bërë edhe arrestimet.

Po në vijim të punës për zbardhjen e kësaj ngjarje shërbimet e policisë kanë bërë të mundur gjetjen e automjetit, të braktisur. Vijojnë hetimet për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të ngjarjes

22 shtator 2018 (gazeta-Shqip.com)