Sociale 23-vjeçari kërkon ndihmë për të mbajtur motrën e sëmurë: Dua punë!

23-vjeçari kërkon ndihmë për të mbajtur motrën e sëmurë: Dua punë!

1218
SHPËRNDAJE

Jeta është bërë më e vështirë për një të ri nga një fshat i Kuçovës. Eraldit i vdiq i ati dhe vuajtjet që kanë nisur që në moshën 14-vjeçare tani i janë shtuar. Ai kërkon ndihmë për të motrën që është e sëmurë.

Eraldi nga fshati Gegë bashkia Kuçovë 23 vite më parë humbi nënën. Që atëherë jeta ka qenë e padrejtë me të dhe të motrën. 14 vjeç ai mori rrugën e emigrimit për të mbajtur edhe babanë e sëmurë.

Babai u nda nga jeta 3 muaj më parë, dhe Eraldi nuk mundet t’ia dalë më i vetëm. “Kur del ndonjë punë, dal e punoj. Çdo gjë e përballoj vetë”, shprehet ai.

Lana, e motra nuk e ka njohur kurrë nënën. Ajo vdiq ditën që e solli në jetë.

Për të, Eraldi do vetëm kurimin. Lana është e sëmurë me depresion dhe e abuzuar seksualisht, siç thonë familjarët nga njerëz që kurrë s’janë vënë para drejtësisë. “Dua vetëm një mbështetje. Që të shkoj të punoj, mos rri këtu i mbyllur”, shprehet ai.

24 shtator 2018 (gazeta-Shqip.com)