Aktualitet Ministri belg: Nuk kemi marrëveshje për ekstradimin e Safet Bajrit

Ministri belg: Nuk kemi marrëveshje për ekstradimin e Safet Bajrit

314
SHPËRNDAJE

Ministri belg i Drejtësisë, Koen Geens ka reaguar pas arrestimit në Shqipëri të Safet Rustemit (Bajri) dhe disa anëtarëve të tjerë të këtij grupi. Geens ka thënë se ka pasur vonesa në dërgimin e dosjes në Shqipëri.

“Vonesa në arrestim nuk është për shkak të belgëve. Diçka shkoi keq në procedurat për dënimin e tij. Shërbimet tona mund të kishin punuar më mirë. Nëse Belgjika dhe departamenti i Emigracionit nuk do e kishte dëbuar Rustemin, nuk e di nëse këto fakte do të kishin dalë në dritë në Shqipëri. Bashkëpunimi mes dy agjencive ka qenë shumë i mire”, deklaroi Geens.

Ministri pohoi se mes dy vendeve nuk ka një marrëveshje ekstradimi për rastin e Safet Bajrit, i cili siç duket do të vuajë dënimin në Shqipëri.

“Nuk kemi marrëveshje ekstradimi me Shqipërinë. Safet Bajri ka mundësi ta vuajë dënimin në Shqipëri. Ka pasur vonesa në dërgimin e dosjes në Shqipëri. Bajri ka 3 dënime në Belgjikë me 9,5 dhe 8 vite burg”, tha ministri.

http://gazeta-shqip.com/lajme/wp-content/uploads/2019/02/imgad.gif

25 shtator 2018 (gazeta-Shqip.com)