Aktualitet Audio-përgjimi rezulton i montuar. Prokuroria kërkon arrestimin e “Babales”

Audio-përgjimi rezulton i montuar. Prokuroria kërkon arrestimin e “Babales”

348
SHPËRNDAJE

Audio-përgjimi i “Babales”, apo siç u bë i njohur ndryshe, “dëshmitari x” nga Partia Demokratike, është i montuar. Ka qenë ky përfundimi i laboratorit anglez ku është kryer ekspertiza, ndërsa rezultatet kanë vënë në lëvizje edhe Prokurorinë e Krimeve të Rënda.

Në video përgjimin që rezultoi i rremë, Agron Xhafaj, vëllai i ministrit të Bbrendshëm Fatmir Xhafaj implikohej në pazare droge. Prokuroria e Krimeve të Rënda ka ngritur akuzë për kallëzim të rremë për 3 persona, Albert Veliun, shtetasin Fredi Alizoti, i cili nga hetimet rezulton se ka imituar në bisedat telefonike Agron Xhafajn si dhe gazetarin Jetmir Olldashi.

Për “Babalen” dhe imituesin Alizoti Prokuroria ka kërkuar masën e sigurisë arrest me burg, që është miratuar nga gjykata, ndërsa për gazetarin Olldashi është kërkuar masa e detyrimit të paraqitjes.

Albert Veliu aktualisht ndodhet në Kosovë ku u ndalua për kalim të paligjshëm të kufirit ndërsa urdhër ndalimin për imituesin, Fredi Alizoti i ka kaluar policisë së shtetit për ekzekutim. Për këtë çështje të premten u paraqit në prokurori edhe deputeti demokrat Ervin Salinji.

6 tetor 2018 (gazeta-Shqip.com)