Kulturë Kur Schliemann takonte arvanitasit në Itakën e Odiseut

Kur Schliemann takonte arvanitasit në Itakën e Odiseut

534
SHPËRNDAJE

«Kur afrohesha në kasollet e fshatarëve për të blerë rush apo për të pirë ujë, gjithnjë n’a suleshin qentë, por duke i gjuajtur me gurë apo duke bërë sikur po merrnim ndonjë gurë për ti goditur, unë i mbaja ata larg nesh.

Atë ditë në shtëpinë e fshatarit, në oborr u sulmova me furi nga katër qenër të mëdhenj që nuk trembeshin nga gurët e mi. Por ai që më udhëhiqte në atë udhëtim kishte mbetur larg meje dhe në këtë situatë të vështirë m’u kujtua historia e Odiseut që kisha lexuar, i cili, kur i ishin turrur qentë, ishte ulur qetësisht dhe kishte qëndruar pa lëvizur.

Dhe kështu unë ndoqa shëmbullin e Uliksit duke mos lëvizur, edhe pse qentë ishin gati të më shqyenin, duke ardhur rrotull meje. Ata do më kishin kafshuar po të mos isha përulur, duke e zbutur kështu egërsinë e tyre…» Këtë histori, Schliemann e tregon në librin e tij « Kërkimet arkeologjike në Itakë, Peloponez e Trojë ».

Më tej ai vazhdon: «Pasi thirra, u shfaq një burrë shtatëdhjet vjeçar me tipare të mira dhe sy të mëdhenj inteligjentë, me një hundëshqiponje, me flokët e gjata e të bardha si dëbora që kontrastonte me fytyrën e tij të nxirë nga forca e diellit.

http://gazeta-shqip.com/lajme/wp-content/uploads/2019/02/imgad.gif

Siç ndodh këtu, ai po vinte këmbëzabathur dhe me një fustanellë pambuku, e lidhur sipër brezit dhe qe zgjatej poshtë në njëmijë palë deri tek gjunjtë. Ky kostum i shqiptarëve që e kanë adoptuar grekët që nga koha e revolucionit, ekziston në Shqipëri që nga koha e antikitetit të hershëm dhe shpesh e gjen në statujat e vjetra dhe veçanërisht të Pirros, mbretit të Epirit që ndodhet në muzeun e Napolit…»

Luan Rama

9 tetor 2018 (gazeta-Shqip.com)