Politikë Paketa anti-shpifje, Rama: Të legalizohen portalet

Paketa anti-shpifje, Rama: Të legalizohen portalet

122
SHPËRNDAJE

Kryeministri Edi Rama ka reagaur lidhur me Paketën Antishpifje, ndërsa ‘thumbon’ edhe portalet.

Përmes një reagimi në ‘Twitter’ Rama thekson se urbanizimi i xhunglës online nis nga legalizimi i portaleve, ndërsa paralajmëroi që ato të regjistrohen në QKB. Kreu i qeverisë i cilësoi portalet ‘fantazma pa adresë e pa emër’.

“Nga diskutimi për Paketën Antishpifje del qartë se urbanizimi i xhunglës online nis nga legalizimi i portaleve. Legalizimi mund të bëhet në pak minuta përmes regjistrimit online në QKB. Duke qenë se janë fantazma pa adresë e pa emër, uroj ta lexojnë këtë mesazh para ditës së hënë”, shkruan Rama.

10 tetor 2018 (gazeta-Shqip.com)