Kulturë Të pranosh trupin tënd

Të pranosh trupin tënd

169
SHPËRNDAJE

 “Sa më shumë e analizojmë këtë trup modern, sa më shumë e ekspozojmë, aq më pak ekziston ai. E shumëzojmë me zero, në përpjesëtim të zhdrejtë me ekspozimin tij.” Një histori e raporteve që secili kemi me trupin tonë vjen në librin “ Ditari i një trupi” libri me autor Daniel Pennac ardhur në shqip nën përkthimin e Edmond Tupes e botimet Pegi. Ky rrëfim ka të bëjë me procesin, e gjatë sa vetë jeta, të pajtimit me trupin tonë, me këtë të huaj të brendshëm, që është njëkohësisht vetja jonë dhe një mister i përhershëm. Ky roman nuk është si romanet e tjera, ai merr formën e ditarit të një njeriu të vetëm, përshkon gjithë jetën e tij, nga mosha 12-vjeçare deri në moshën 87- vjeçare, por nuk rrëfen detajet biografike më themelore. Ai përqendrohet te trupi i rrëfimtarit: trupi i tij fizik, dhe jo personaliteti që e mbush atë, është heroi dhe subjekti i këtij libri.

Qëllimi i rrëfimt

arit ishte të vërente dhe të regjistronte të papriturat e shumta me të cilat na përball trupi ynë. Kështu, ai arriti të përshkruante gjithë evoluimin e organizmit të tij, por jo nga një pikëpamje mjekësore apo anatomike, por në mënyrë intime, duke përfshirë në çdo faqe personazhe, situata, dialogë dhe mendime që na e bëjnë këtë trup të ngjashëm me tonin. Ne që ndihemi ndonjëherë kaq të vetmuar në trupin tonë, zbulojmë pak nga pak që ky kopsht sekret, në të vërtetë, është një truall i përbashkët. Gjithçka që fshehim është shkruar këtu, e zezë në të bardhë, dhe ajo që shpesh na frikësonte, tashmë kthehet në hare.”

Rrëfimtari ia dorëzon ditarit të gjitha disfatat romantike, zaptimet seksuale dhe dështimet, nga fryma e parë tek e fundit. Kjo është shprehja e trupit nëpërmjet penës”, shkruan L’Express. “Mbetet jetësor fakti që nuk kemi thjesht një koleksion fenomenesh fiziologjike, por një personazh, një zë, që na tërheq brenda… Pennac-u ka qenë gjithmonë një shkrimtar argëtues e njëkohësisht i aftë për të krijuar çaste bukurie të rrallë, që të lënë pa frymë; por, më shumë se gjithë këto, ai është thjesht shkrimtari më njerëzor, më bujar dhe dashamirës ndaj qenieve të tjera njerëzore. Në “Ditari i një trupi” ka gjetur një mënyrë të re dhe frymëzuese për ta treguar këtë”, shkruan The Guardian.

Daniel Pennac ka shkruar më shumë se 31 vepra në të gjitha gjinitë: duke filluar nga albumet për fëmijë tek esetë, te librat me ilustrime, romanet dhe autobiografitë. Me veprën autobiografike “Chagrin d’ecole”, botuar në 2007- n, ai mori çmimin Renaudot. Hoqi dorë nga profesioni i mësuesit në vitin 1995, për t’iu përkushtuar tërësisht letërsisë.

10 tetor 2018 (gazeta-Shqip.com)