Sociale Asfaltohen rrugicat e Bllokut nr 1 në Laprakë (Foto)

Asfaltohen rrugicat e Bllokut nr 1 në Laprakë (Foto)

107
SHPËRNDAJE

Një tjetër bllok banimi në kryeqytet ka njohur sëfundmi rehabilitimin e plotë. Bashkia e Tiranës ka ndërhyrë në nivel investimi kapilar në Bllokun nr.1 në Laprakë.

Deri tre vite më parë një nga zonat më të diskriminuara për investime, tashmë banorët e këtij blloku kanë jo vetëm rrugë të asfaltuara, por edhe një rrjet të ri të ujësjellës-kanalizimeve si dhe një sistem tërësisht të ri asfaltimi.

 Ndërmarrja Nr. 2 e Bashkisë së Tiranës ka asfaltuar tërsisht edhe rrugicat e vogla të këtij blloku duke lehtësuar së tepërmi jetesën e banorëve të cilët ishin të detyruar për shumë vite që në verë të duronin pluhurin dhe në vjeshtë e dimër baltën.

11 tetor 2018 (gazeta-Shqip.com)