Sociale Barnat, 56 farmaci kapen në shkelje, kontroll në gjithë vendin

Barnat, 56 farmaci kapen në shkelje, kontroll në gjithë vendin

117
SHPËRNDAJE

Task forca e ngritur nga Ministria e Shëndetësisë ka intensifikuar kontrollet në rrjetin e hapur farmaceutik për tregtimin e barnave pa recetë. Që nga krijimi i Task Forcës 1 muaj më parë, janë kontrolluar 115 farmaci në të gjithë vendin.

Kontrollet kanë qenë të fokusuara kryesisht te plotësimi i kushteve të ruajtjes dhe monitorimit të barnave, të kushteve higjeno-sanitare, kontrollin e barnave mbi pullën e sigurisë, kontrollin për tregtimin e barnave pa recetën e mjekut.

“Gjatë kontrollit të farmacive janë konstatuar disa shkelje, për të cilat janë marrë 56 masa për shkelje administrative, prej të cilave, 20 masa për tregtim të barnave pa recetë, 18 masa për mungesë të recetave sipas klasifikimit, 13 masa për tregtim të barnave pa pullë dhe 5 masa për subjektet për mosrespektim të kushteve të ruajtjes së barnave”, thuhet në njoftimin e ministrisë.

Sipas ministrisë se kontrollet do të shtrihen në të gjithë vendin, me qëllim garantimin e sigurisë së tregtimit të barnave për qytetarët në të gjithë vendin.

11 tetor 2018 (gazeta-Shqip.com