Sport Chelsea lufton racizmin, çon tifozët e tij në kampin famëkeq të Aushvic!

Chelsea lufton racizmin, çon tifozët e tij në kampin famëkeq të Aushvic!

47
SHPËRNDAJE

Në Mbretërinë e Bashkuar racizmi i evidentuar në shkallët e stadiumit po kthehet në një plagë të shoqërisë, temë me senibilitet të lartë të cilës edhe prestigjiozja “The Sun” i dedikon faqen e parë të tabloidit, ku për këtë argument prezanton fushatën sensibilizuese të prezantuar nga klubi i Chelsea-it. Për t’u futur më në detaje, kjo fushatë e Bluve te Londrës të cilët numërojnë edhe numrin më të lartë të tifozerisë raciste i krijojnë mundësinë mbështetësve të tyre të zgjedhin midis përjashtimit nga impianti i Stamford Bridge ose mundësinë për të marrë pjesë në kurset e dedikuara që parashikojnë një vizitë pikërisht në kampin famëkeq të internimit, Aushviz.

Edukimi si mundësi dhe zgjedhje për të parandaluar dhe evituar që tragjeditë e së shkuarës të përsëriten dhe plagë të thella të rihapen. Kjo është motoja e strategjisë që pronari i klubit, manjati Abramovich, ka projektuar për t’u përballur me çështjen e racizimit në shtëpinë e Chelseat. Një zgjedhje me karakter dhe impresinouese q ë ndryshon rrënjësisht përqasjen ndaj problemit. Sidomos për brezin e ri që  ndoshta nuk e njeh historinë botërore, objektivi është ndërgjegjësimi dhe dërgimi i një mesazhi të fortë sikundër edhe për ato grupime të tifozerisë  që qëndrojnë jashtë ambienteve të Chelseat.

“Të largosh tifozët nga stadiumi nuk mjafton, nuk është as zgjidhje pasi diçka e tillë nuk do të ndikojë dhe as do të ndryshojë mentalitetin dhe sjelljen e  tyre,  shpjegon presidenti i Bluve të Londrës Bruce Buck. Kjo politikë e re e ideuar nga Abramovch ndryshe nga përjashtimi iu jep mundësinë tifozëve të kuptojnë shkallën e rëndë të veprimeve të tyre dhe mundësinë për t’u kultivuar si njerëz.”. Në të shkuarën, vijon ai, do t’i kishim evidentuar në mes të turmës dhe thjesht do t’i largonim nga shkallët e stadiumit për të paktën tre vjet ndërkohë që sot iu themi se kanë gabuar dhe kanë dy mundësi, të mos shkelin më në Stamford Bridge ose të reflektojnë mbi gabimin e tyre.”

11 tetor 2018 (gazeta-Shqip.com)