Extra Kuriozitete Fluturimi më i gjatë në botë nis sot nga Singapori

Fluturimi më i gjatë në botë nis sot nga Singapori

116
SHPËRNDAJE

Fluturimi më i gjatë në botë i një aeroplani komercial do të nisë sot nga Singapori për në Nju Jork.

Kompania “Singapore Airlines” tha se udhëtimi midis aeroporteve Changi dhe Newark do të mbulojë një distancë prej mbi 15.000 kilometrash për më pak se 19 orë.

Kompania do të përdorë avionin e llojit “Airbus A350-900 ULR”, me 67 vende të klas biznes dhe 94 ekonomi premium. Klasë ekonomike nuk ka. “Singapore Airlines” po e rinis shërbimin pesë vjet pasi e pezulloi, pasi ishte bërë shumë i shtrenjtë.

11 tetor 2018 (gazeta-Shqip.com