Extra Kuriozitete Foto në varrin e të fejuarit në ditën kur duhej të martoheshin!

Foto në varrin e të fejuarit në ditën kur duhej të martoheshin!

322
SHPËRNDAJE

Jessica Padgett e Kendall James Murphy duhet t’i shoshin “po” njëri-tjetrit në 29 shtator. Por ai, një zjarrfikës nga Indiana, ka vdekur një vit më parë në një aksident rrugor gjatë një shpëtimi dhe Jessica, në kujtim të atij që duhej të ishte bashkëshorti i saj, ka veshur me kurajë një fustan nuseje dhe ka pozuar në varrin e James-it të saj të dashur, së bashku me çizmet e tij, skuadra anti-zjarr e tij dhe të gjithë familjarët. Fotot prekëse, të publikuara në “Facebook”, kanë marrë me qindra e mijëra ‘like’.

Tragjedia – James është përfshirë në një aksident rrugor gjatë një tentative shpëtimi: zjarrfikësi 27-vjeç po përpiqej të shpëtonte një person të bllokuar në makinën e tij, kur mjeti i tij i transportit është përplasur. Në timon ishte një koleg i tij, i cili drejtonte në gjendje të dehur dhe që mbeti i lënduar.

Sërish bashkë – Imazhet e realizuara janë shumë dhe mjaft prekëse. Jessica pozon në krah të lapidarit ku ndodhet i varrosur James, e vetme dhe me të gjithë afërmit dhe miqtë e saj. Ajo është fotografuar ndërsa mbante veshur fustanin e nuses, sikur të ishte në të vërtetë dita e saj e martesës. Ajo ka marrë me vete edhe çizmet e të fejuarit të saj dhe pastaj, si për magji, ka pozuar në krah të tij. Në një foto të modifikuar nga fotografja, Jessica duket se është sërish bashkë me dashurinë e jetës së saj. E entuziazmuar nga puna e fotografes Mandl Knepp, Jessica ka shkruar në faqen e saj në “Facebook”: “Nuk ishte ajo që doja, por në fund e di që nuk do të jem asnjëherë vetëm”.

11 tetor 2018 (gazeta-Shqip.com)