Sociale Ish-të përndjekurit duan pensionet, protestë para Kuvendit

Ish-të përndjekurit duan pensionet, protestë para Kuvendit

69
SHPËRNDAJE

Katër nga 164 të përndjekurit politikë, që nuk marrin pensionin e rregullt. Në këto kushte, disa nga të përndjekurit nuk kanë lejuar ministrin Ahmetaj të hyjë në derën e Parlamentit, pa biseduar më parë me ta. Ligji i fundit, miratuar në vitin 2014, u njeh atyre një pension minimal prej 35 mijë lekësh, ndërsa sot ata trajtohen ende me ligjin e vitit 2005, sipas të cilit përfitojnë vetëm 20 mijë lekë.

“Ministrit i kërkuam të trajtohemi sipas ligjin të miratuar në Parlament në vitin 2014 dhe jo me ligjin e vitit 2005. Janë 164 të përndjekur, vetëm dy prej tyre kanë dalë në pension, sepse Sigurimet Shoqërore nuk na i njohin vitet e burgut atëherë”, thotë një ish-i përndjekur.

“U bënë 4 muaj, nuk kanë dokumente për ne. Dokumentet, nëse unë kam bërë ndonjë gjë para 40 viteve e gjejnë. Dokumentet që duhen për punë lekësh nuk gjenden dot”, thotë një tjetër ish-i përndjekur.

Fadil Daja, një prej të përndjekurve politikë pranon se disa kohë më parë është kërcënuar nga drejtori i Sigurimeve Shoqërore në këmbim të heshtjes.

“Na kërcënoi drejtori i Sigurimeve Shoqërore bashkë me një drejtor tjetër që ishte specialist i tij, mbyllën derën me kyç. Unë kam bërë një denoncim në polici, në rajonin numër 3”, deklaroi Fadil Daja.

Për më shumë se 5 vite, të përndjekurit politikë kërkojnë që t’u njihen vitet e punës gjatë periudhës kur kanë qenë të burgosur në Burgun e Spaçit. Shumë prej tyre punonin në miniera, ndërtime urash, apo shërbime të tjera.

11 tetor 2018 (gazeta-Shqip.com)