Sport Izraeli përmbys Skocinë, Portugalia mposht Poloninë falë Silva-ve

Izraeli përmbys Skocinë, Portugalia mposht Poloninë falë Silva-ve

138
SHPËRNDAJE

Portugalia ka mposhtur Poloninë me rezultatin 3-2, edhe pa Kristiano Ronaldon.  Ishin polakët ata që kaluan të parët në avantazh me talentin Piatek, përpara se Andre Silva dhe autogoli i Kamil Glik të përmbyste gjithçka që në pjesën e parë. Pas pushimit ishte Bernardo Silva ai që shënoi golin që do t’ui jepte fitoren portugezëve.

Ishte Blaszczykowski ai që ngushtoi diferencën duke u dhënë shpresë vendasve por Portugalia arriti të mbronte mirë rezultatin deri në fund të takimit dhe tani ndodhet në vend të parë të grupit 3 të Nations League, me një avantazh prej pesë pikësh nga Italia dhe Polonia.

Ndërkohë, në ndeshjen që i interesonte edhe Shqiptarisë, Izraeli ka mposhtur Skocinë me rezultatin 2-1. Ishin miqtë ata që kaluan të parët në avantazh me golin e Mulgrew por goli i Peretz barazoi rezultatin përpara se Souttar i Skocisë të dilte me karton të kuq. Në minutën e 75’ Izraeli merr një tjetër ndihmë nga skocezët me autogolin e Tierney. Me këtë fitore Izraeli kalon Shqipërinë në renditjen e Grupit 1 duke na zhytur në vend të fundit, megjithëse me pikë të barabarta.

Ndërkohë në Grupin 4 Serbia ka mposhtur Malin e Zi me rezultatin 2-0 duke marrë kryesimin e grupit. Ndërsa edhe Rumania arriti të marrë fitoren e parë duke u ngjitur në vend të dytë teksa mposhti Lituaninë me rezultatin 1-2.

11 tetor 2018 (gazeta-Shqip.com)