Kryesoret Masakra në Mat, Basha: Dëshmi e degradimit të shtetit

Masakra në Mat, Basha: Dëshmi e degradimit të shtetit

95
SHPËRNDAJE

Pak orë pas masakrës me 3 viktima në Mat, kryetari i PD-së Lulzim Basha e ka cilësuar atë një ngjarje të tmerrshme.

Basha shpreh ngushëllime për viktimat dhe shton se, “ngjarja është një tjetër dëshmi e përgjakshme e degradimit total të shtetit, e pasigurisë që mbretëron ngado dhe e guximit të banditëve të veshur me pushtet për të kryer një masakër të tillë”.

“Një ngjarje e tmerrshme ka goditur sot Matin dhe ka trazuar shpirtin e çdo shqiptari. Tre punonjës të bashkisë që po punonin për ndërtimin e një rruge janë vrarë barbarisht me bukë në gojë në fshatin Shëlli, – shkruan kryedemokrati në një postim në rrjetet sociale. –

Në këto momente të vështira jam pranë familjeve të Mentor Hoxhës, Hamit Buçit dhe Erzen Alijës dhe lus Zotin që t’ua lehtësoj sado pak dhimbjen. Po ashtu i uroj shërim të shpejtë të plagosurit Astrit Hani.

Ngjarja e sotme është një tjetër dëshmi e përgjakshme e degradimit total të shtetit, e pasigurisë që mbretëron ngado dhe e guximit të banditëve të veshur me pushtet për të kryer një masakër të tillë”, shkruan Basha në Facebook.

11 tetor 2018 (gazeta-Shqip.com)