Botë Mot i keq në Europë, përmbytje dhe viktima

Mot i keq në Europë, përmbytje dhe viktima

448
SHPËRNDAJE

Moti i keq ka përfshirë Europën, duke shkaktuar viktima. Raportohet se në ishullin Majorka në Spanjë 10 persona kanë humbur jetën, mes tyre edhe dy turistë britanikë. Tre të tjerë konsiderohen ende të zhdukur, mes tyre një pesëvjeçar.

Vecc kësaj, dy persona humbën jetën në Sainte Maxime në bregun jugor të Francës, ndërsa një grua u gjet e vdekur në Sardenjë.

Në Itali, në zonën e Cagliarit në Sardenjë, moti i keq i ka marrë jetën një gruaje. Ajo u shpall e zhdukur një natë më parë, pasi makina e saj u bllokua nga uji i përmbytjeve. Agjencitë italiane të lajmeve thanë më pas se ajo u gjet e mbytur nga skuadrat e shpëtimit në mëngjes.

Anëtarët e tjerë të familjes së saj, bashkëshorti dhe 3 vajzat ishin shpëtuar me helikopter. Pjesë të mëdha të Cagliarit mbetën nën ujë.

Dhjetëra persona janë evakuuar dhe disa rrugë janë mbyllur për shkak të nivelit të rrezikshëm të ujërave apo shembjes. Edhe në Cagliari është shembur një urë, fatmirësisht pa viktima.

11 tetor 2018 (gazeta-Shqip.com)