Kryesoret Petro Koçi, “flakë për flakë” zyrtarit të lartë të Serbisë në mbrojtje...

Petro Koçi, “flakë për flakë” zyrtarit të lartë të Serbisë në mbrojtje të Kosovës

461
SHPËRNDAJE

Në Ministerialin e Mbrojtjes të Europës Juglindore (SEDM),që zhvillohet sot në Beograd, zëvendësministri i Mbrojtjes, z. Petro Koçi, iu përgjigj flakë për flakë sekretarit të Shtetit të Ministrisë së Mbrojtjes së Serbisë, Bojan Jocic.

Përfaqësuesi i Serbisë deklaroi se Serbia është kundër shpalljes së njëanshme të pavarësisë Kosovës dhe Metohisë dhe e konsideroi të rrezikshme për stabilitetin në rajon shndërrimin e FSK-së në Forcë të Armatosur.

Por ka reaguar menjëherë në fjalën e tij zëvendësministri i Mbrojtjes i Shqipërisë, z.Petro Koçi, duke deklaruar se: “Kosova është një vend i pavarur që duhet të ftohet në SEDM.

Anëtarësimi i Kosovës në iniciativa të tilla rajonale jo vetëm kontribuon për paqen dhe stabilitetin në rajon, por lehtëson gjithashtu shpirtin e dialogut dhe realizmit mes Prishtinës dhe Beogradit.

11 tetor 2018 (gazeta-Shqip.com)