Aktualitet Prokurori Adnan Xholi në vetting: Kam sekuestruar pasuritë e bandave

Prokurori Adnan Xholi në vetting: Kam sekuestruar pasuritë e bandave

127
SHPËRNDAJE

Ishte Adnan Xholi, Prokurori i Prokurorisë së Përgjithshme ai që doli sot para Komisionit të Pavarur të Kualifikimit. Trupa gjykuese e vettingut u drejtua nga Brunilda Bekteshi, Valbona Sanxhaktari dhe Suela Zhegu Sipas ILDKPKI deklarimi i prokurorit është i saktë, nuk ka kryer fshehje të pasurisë.

Prokurori ka një apartament 107 m2 në Tiranë me vlerë 50 mijë euro, automjet 4 mijë euro. Ka një llogari kursimi 2 milion e 600 mijë lekë, tokë bujqësore e përfituar me ligjin 7501 në Lushnje. Për apartamentin Xholi ka deklaruar si burim kredie dhe një hua 5 mijë euro.

KPK ka konstatuar se subjekti në vite ka mungesë likuiditeti për shpenzimet. Ndërkohë DSIK ka dërguar një raport ku ka konstatuar përshtatshmërinë për vijimin e detyrës. Për subjektin e rivlerësimit janë depozituar 4 denoncime.

Vetë prokurori u shpreh se hetimi i Komisionit të Pavarur të Kualifikimit ishte i thellë dhe objektiv dhe kujtoi se gjatë aktivitetit të tij kishte sekuestruar pasuri të disa bandave kriminale.

“Gjatë aktivitetit tim si prokuror kam kërkuar disa dënime me burgime të përjetshme. Gjatë aktivitetit tim janë sekuestruar disa pasuri të bandave të Lushnjes, Durrësit dhe të grupeve të tjera” u shpreh ai.

11 tetor 2018 (gazeta-Shqip.com)