Botë SHBA, shpëtohen 123 djem të destinuar për trafik seksual

SHBA, shpëtohen 123 djem të destinuar për trafik seksual

108
SHPËRNDAJE

Autoritetet e Detroitit në Shtetet e Bashkuara kanë gjetur dhe shpëtuar 123 fëmijë të zhdukur, disa prej të cilëve janë rrëmbyer për trafik seksual. Të miturit, të cilët u zhdukën për muaj, u shpëtuan si pjesë e një operacioni të vetëm më 26 shtator, por lajmi u njoftua vetëm tani, në mënyrë që të mos rrezikonte hetimin.

Operacioni i “US Marshals”, i quajtur “MISafeKid”, u zhvillua në kontenë Ëayne Canty. Qëllimi, ishte gjetja e 301 të miturve të zhdukur. Pas shpëtimit të 123 djemve, autoritetet i pyetën të gjithë për të kontrolluar kushtet e tyre shëndetësore dhe përse ishin rrëmbyer: sipas raportit zyrtar të “US Marshall”, asnjë nga djemtë nuk ishte viktimë e dhunës seksuale, por tre prej tyre ishin ishin rrëmbyer pikërisht për t’u ndarë në tregun e seksit.

Të gjithë fëmijët ishin në gjendje të mirë shëndetësore, përveç një personi, i cili nuk kishte ngrënë për tri ditë dhe menjëherë u dërgua në një qendër rehabilitimi. Gjatë marrjes në pyetje të fëmijëve, autoritetet gjithashtu arritën të merrnin informacion për dy fëmijë të tjerë të humbur në Teksas dhe një në Minesota. “Mesazhi për fëmijët e zhdukur dhe familjet e tyre, – shpjegon një shënim nga Marshallët e Shteteve të Bashkuara, – është se ne kurrë nuk do të ndalemi t’i kërkojmë ata”.

11 tetor 2018 (gazeta-Shqip.com)