Extra Kuriozitete SHBA, statuja anti-Trump me një ftesë për qentë! (Video)

SHBA, statuja anti-Trump me një ftesë për qentë! (Video)

136
SHPËRNDAJE

Përgjatë trotuareve të Nju Jorkut, janë shfaqur statuja të vogla që portretizojnë presidentin e SHBA-ve Donald Trump, të shoqëruar nga një mbishkrim ngjyrë të verdhë me një ftesë për qentë: “Bëni urinën mbi mua!”. Bustet, që shfaqin miliarderin në versionin e viteve ’80, janë vendosur nga kompania e reklamave amerikane të Phil Gable. Në sajtin “Goathmist”, ai ka shpjeguar nismën: “Është një shprehje e përçmimit tim ndaj Trump”.

Mbi statuja janë, të vendosura mbi një kuadrat të vogël bari, është bërë më spruc një substancë që inkurajon qentë të kalojnë dhe të urinojnë.

Gable, i cili mbi buste ka përfshirë edhe mbishkrimin e studios së tij publicitare, e ka cilësuar inisiativën si “një mënyrë të re dhe zbavitëse për të shprehur përçmimin ndaj atyre që si ne ndiejnë ndaj presidentit. Reagimi i publikut ka qenë vërtët i shkëlqyer deri tani. E di që ky nuk është një gjest i madh proteste.

Nuk dëgjohet shpesh të flitet për qentë që bëjnë urinën mbi një statujë të vogël, por secili ka mënyrën e tij për të përballuar gjërat. Dhe për mua duhen përballuar me humorizëm dhe satirë”.

11 tetor 2018 (gazeta-Shqip.com)