Sport Shpresa ndëshkohet në fund, kuqezinjtë pa fat ndaj Spanjës

Shpresa ndëshkohet në fund, kuqezinjtë pa fat ndaj Spanjës

108
SHPËRNDAJE

Shqipëria U 21 është mundur në “Selman Stërmasi” me rezultatin 0-1 nga bashkëmoshatarët nga Spanja, me golin e vetëm të takimit të shënuar në minutën e 84’ nga Mir.

Kuqezinjtë mbyllën kështu me humbje ndeshjen e parafundit në këto kualifikuese të Europianit për U-21 që do të zhvillohet në Itali. Pas kësaj humbje Shqipëria vijon të renditet në vend të parafundit të klasifikimit, me vetëm 6 pikë në 9 ndeshje, duke lënë pas vetëm Estoninë me 1 pikë në 8 takime.

Nga ana tjetër, përfaqësuesja e Spanjës U-21, që kishte siguruar kualifikimit dhe biletën për në Itali, renditet në vend të parë e pashqetësuar në kuotën e 24 pikëve.

Shqipëria me fat, por edhe me kontributin e madh të portierit Kastrati ka mundur të ndalë iberikët për më shumë se 80 minuta, por shtyllat dhe duart e gardianit nuk kanë mundur dot të ruajnë rrjetën deri në vërshllimën e fundit.

Kur kishin mbetur vetëm 6 minuta deri në përfundim të kohës së rregullt, Rafa Mir ka shënuar dhe ka kaluar Spanjën në avantazh. Sinjali më i rrezikshëm nga kuqezinjve në portën e Spanjës ka qenë ai i minutës së 47’, kur Vrioni ka lëshuar një goditje të fuqishme, por me të njëjtën cilësi është përgjigjur edhe portieri spanjoll, Unai Simon.

11 tetor 2018 (gazeta-Shqip.com)