Extra Kuriozitete “Si në 11 shtator”, avioni mësyn mes grataçelave (Foto-Video)

“Si në 11 shtator”, avioni mësyn mes grataçelave (Foto-Video)

769
SHPËRNDAJE

Frikë dhe ankth njëlloj si në 11 shtator 2001! Punonjësit në zyrave dhe banorë të shumtë kanë mbetur të tmerruar, pasi një aeroplan i Forcave Ajrore Australiane fluturoi pak metra nga ndërtesat e larta gjatë një festivali të madh. Aeroplani Boeing C-17 ishte pjesë e një shfaqje ushtarake ‘Riverfire’ në South Park.

Video tregon aeroplanin gjigand që fluturon nëpër qytet drejt rrokaqiejve dhe që ngrihet lart në momentet e fundit për të shmangur përplasjen. Ndërsa qytetarët e tmerruar kanë telefonuar policinë.

“Një gabim i vogël dhe gjithë ato ndërtesa do ishin shkatërruar e njerëzit do kishin vdekur,”-tha një qytetar. ‘Riverfire’ është event që zhvillohet çdo vit në Brisbane të Australisë, por këtë herë avioni ka qenë shumë ulët.

11 tetor 2018 (gazeta-Shqip.com)