Kryesoret Suedi, futbollisti shqiptar humb jetën në moshën 32-vjeçare

Suedi, futbollisti shqiptar humb jetën në moshën 32-vjeçare

735
SHPËRNDAJE

Futbollisti suedez me origjinë kosovare Labinot Harbuzi ka humbur jetën në mënyrë tragjike paraditen e së enjtes.

Shkaku i vdekjes së lojtarit thuhet të ketë qenë një atak në zemër. Ka qenë pikërisht i ati i tij Ismet ai që ka gjetur 32-vjeçarin në një gjendje kritike.

“Nuk e di se çfarë ndodhi. Unë dhe gruaja ime i dhamë ndihmën e parë derisa erdhi ambulanca,” është shprehur Ismet Harbuzi për gazetën suedeze GP.

Labinot Harbuzi ka luajtur me U-21 të Suedisë. Ai është aktivizuar te Malmo dhe te Feyenoord përpara se të luante në Turqi me Genclerberligi dhe Manisaspor. Së fundmi ai është aktivizuar me klubin Melaka United të Malajzisë.

11 tetor 2018 (gazeta-Shqip.com)