Ekonomi Taksat që kërkon biznesi: Të gjithë në TVSH. Taksë luksi për vilat...

Taksat që kërkon biznesi: Të gjithë në TVSH. Taksë luksi për vilat në bregdet

141
SHPËRNDAJE

Komuniteti i biznesit doli me një sërë kërkesash për paketën fiskale të vitit të ardhshëm. Propozimet prekin taksat kryesore, që nga TVSH, tatimi mbi pagat e deri te tatimi mbi fitimin. Sipërmarrësit kërkojnë që të gjitha bizneset të përfshihen në skemën e TVSH-së, por për ata me xhiro vjetore deri në 10 milionë lekë, tatimi të jetë me vlerë 0%.

Nikolin Jaka, kryetar i Dhomës së Tregtisë, u shpreh: “TVSH-ja të ketë një prag 0, të përfshihen të gjithë në TVSH, por deri në qarkullim 10 milionë lekë të reja, aplikimi i TVSH-së të ketë efekte financiare 0”.

Propozimi me efekte më të mëdha në buxhet, sipas biznesit, është ndryshimi i tatimit mbi pagën, duke ndryshuar brezat e taksueshëm me ulje të detyrimit në disa raste. Kurse për tatimin mbi fitimin, biznesi kërkon një taksë progresive.

Propozimet vazhdojnë me kërkesën për uljen e taksës së infrastrukturës dhe futjen e taksës së luksit për vilat me vlerë mbi 300 mijë euro në bregdet.

Sa do të merren parasysh nga qeveria këto propozime? Komuniteti i biznesit thotë se do të jetë pjesë e diskutimeve dhe se do ta çojë projektin në komisionet parlamentare.

11 tetor 2018 (gazeta-Shqip.com)